Euro2024

Anglia ‘dëshpëron’ – vetëm barazim ndaj Danimarkës

06/20/2024 19:50
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Anglisë dhe Danimarkës.

“Tre Luanët” kanë vazhduar të tregojnë paraqitje të ‘zbehtë’ edhe në duelin e sotëm duke arritur vetëm një barazim me danezët me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Harry Kane në minutën e 18’të të takimit, kurse Danimarka barazoi me anë të Hjulmand i cili shënoi golin ‘më të bukur të Kampionatit Evropian’ deri më tani.

Hjulmand me një goditje të fortë nga distanca arriti ta mposht portierin, Jordan Pickford.

Me këtë barazim, Anglia është lidere e grupit C me 4 pikë e ndjekur nga Sllovenia që ka 2 aq sa ka edhe Danimarka në vendin e tretë.

/GazetaBlic Sport/