Euro2024

Pique: Yamal do të shënojë epokën e re të futbollit

06/20/2024 17:45
nga:E K

Ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique beson se Lamine Yamal do të sjellë një epokë të re në futboll.

“Ka shumë lojtarë të rinj me një të ardhme të ndritur. Kampionati Evropian do të jetë një pikë kthese për ta. Lamin Yamal do të shënojë epokën e re,” tha Pique për Bild, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Yamal shënoi një asist në ndeshjen kundër Kroacisë (3:0) në raundin e parë të turneut të grupeve Euro 2024.

Në të njëjtën kohë, Yamal është lojtari më i ri në historinë e kampionateve evropiane.

/GazetaBlic Sport.