Është liruar për qarkullim rruga për në Gërmi, derisa mjeti i dyshuar s’ka qenë shpërthyes.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Ahmeti.
Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – Policia jep detaje


