Lajme

Penguan policinë gjatë arrestimit të një personi, burri dhe gruaja përfundojnë në pranga

06/20/2024 09:30
nga:Genita C

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë derisa ishin duke e arrestuar një person i cili ishte në kërkim.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë tutje policia në raport.