Lajme

“Kurti me batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet” | Bajqinovci – Çitakut: Konstatim i kotë

9 muaj më parë
nga:G C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarës së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se: “Kryeministri Kurti po krijon batuta pa kripë për t’i mbuluar dështimet qeverisë”.

Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, një konstatim i tillë është i kotë.

Madje sipas Bajqinovcit, po tregohet mungesë e ideve bazike të opozitarizmit.

“Ky është konstatim i kotë, klishe dhe është në vazhdën e një konstelacioni të opozitës e cila çalon nga mungesa e ideve bazike të opozitarizmit”, deklaroi Bajqinovci për GazetaBlic.