Lajme

MSh-ja e Gazës: Kapaciteti i sektorit shëndetësor ka rënë për 70 për qind

06/18/2024 22:54
nga:Sh R

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, lufta ka rrëzuar pjesën më të madhe të sektorit shëndetësor të Gazës.

Kjo ministri ka bërë të ditur që lufta ka ndikuar që kapaciteti i sektorit shëndetësor të bie për 70 për qind.

Si rezultat, sipas MSh-së atje, Gaza po mbështetet më shumë në spitalet në terren, të cilëve shpesh u mungojnë shërbimet bazë.