Euro2024

Formacioni i mundshëm i Kroacisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

06/18/2024 19:18
nga:Mergim Rreci

Kroacia dhe Shqipëria do të përrballen të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg.

Në ndeshjen e parë, Kroacia pësoi një humbje të rëndë ndaj Spanjës (3:0), ndërsa Shqipëria humbi kundër kampionit në fuqi, Italisë (2:1).

Në faqen e saj zyrtare, UEFA ka publikuar formacionin me të cilin mund të luajë Daliç në takimikn ndaj kuqezinjëve.

Livakovic, Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Sosa, Modric, Kovacic, Sucic, Majer, Kramaric, Budimir.

/GazetaBlic Sport/