Lajme

Izraeli ia heq vizat kosovarëve, firmoset marrëveshja

06/18/2024 15:03
nga:Sh R

Nga 19 shtatori qytetarët e Kosovës do lëvizin lirshëm në Izrael.

Kjo pasi sot u nënshkrua marrëveshja ndërshtetërore për lëvizje të lirë pa viza.

Marrëveshjen në fjalë e nënshkroi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, pas një takimi që e patën sot.