Lajme

Osman takohet me homologun finlandez: E vlerësojmë mbështetjen e gjatë ndaj Kosovës

06/17/2024 17:05
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Osmani është takuar me të në margjinat e Samitit për Ukrainën në Zvicër.

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e gjatë të presidentit Stubb për Kosovën dhe mezi presim të punojmë ngushtë me të për ta ngritur partneritetin Kosovë-Finlandë”, ka thënë Osmani.