Sëmundja HIV vazhdon të mbetet një problem i madh i Shëndetit Publik në gjithë globin.
E nga ky infeksion nga viti në vit po preken edhe shumë kosovarë.
Sipas shefit të Repartit të HIV-it në QKUK, Murat Mehmeti, qytetarët në vendin tonë nuk janë të informuar lidhur me këtë sëmundje të transmetueshme seksuale.
Mehmeti tha për “Gazeta Blic” se simtomat e para që paraqiten mund t’i ngjasojnë gripit.
“Simptomat e para pas infeksionit mundet të paraqitet me simptoma që i përgjajnë goxha shumë gripit apo një gjendje gripoze. Kjo është ajo faza e parë, ku pas kësaj faze kalon në një fazë që quhet e heshtur ose e qetë kur pas kalimit të disa viteve mundet të mos ketë simptoma”, tha ai.
“Simptomat janë nga më të ndryshmet, mundem të kenë temperaturën e cila zgjat, humbje të konsiderueshme të peshës, djerësitje shumë të theksuar, barkqitje të shpeshta, ndryshime në mukozën e gojës, ndezje të shpeshta të mushkërinjëve, rritje të gjëndrrave linfatike të cilat mund të paraqiten në pjesë të ndryshme të trupit, këto janë simptomat kryesore të cilat paraqiten në fazën më të vonshme gjithmonë kur nuk trajtohen pacientët me kohë”, vazhdoi Mehmeti.
Mehmeti tha se këtë vit ka numër më të lartë të rasteve të paraqitura.
“Mundem me thënë që dy tri vitet e fundit dhe sidomos këtë vit kemi numër më të madh të rasteve të reja të paraqitura. Këtë vit janë numrat më të mëdhenj, të rasteve të reja të paraqitura brenda Klinikës Infektive. Kohëve të fundit kryesisht moshat e reja seksualisht aktive, kryesisht prej moshës 20 vjeçare deri në 30 vjeçare”, tregoi ai.
Aio tregon se si duhet të parandalohet sëmundja seksuale e transmetueshme Hiv.
“Parandalimi kryesorë apo masa më e mirë për t’u parandaluar kjo sëmundje në radhë të parë është përdorimi i masave mbrojtëse siç është Kondomi etj, dhe normalisht jo ndrrimi i shpeshtë i partnerëve seksualë, pastaj testimi i shpeshtë që është dashur të bëhej nga personat që kanë dyshime që mund të jenë të infektuar”, tha tutje Mehmeti.
Mehmeti potencoi se nuk po diskutohet mjaftueshëm rreth kësaj sëmundjeje.
“Ndoshta edhe nuk po bëhet shumë, në senzibilizmin e moshave të reja për faktin që më shumë po flitet në ditën botërore të AIDS-it ndoshta shumë më pak po preket kjo çështje”, u shpreh ai.
“Këtë muaj kemi filluar me implementimin e të ashtuquajtures “PrEP”, që ka të bëjë me përdorimin e disa tabletave të cilat jipen personave të cilët duan të hynë në marrëdhënie seksuale me persona të cilët janë HIV pozitiv, për t’u mbrojtur ata persona të cilët janë HIV negativ nga personat e HIV-it pozitiv me marrjen e këtyre tabletave, që tani ne i kemi në dispozicion në Klinikën Infektive”, përfundoi shefi i Repartit për HIV-in në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti për “Gazeta Blic”.
/GazetaBlic/