Eksperti amerikan, Alon Ben Meir thotë se kushdo që do e zëvendësojë Miroslav Lajçakun, si ndërmjetës të dialogut Kosovë-Serbi, duhet të fillojë nga e para.
Ben Meir këtë e tha në një përgjigje për GazetaBlic, teksa ka folur se cilët janë hapat e parë që duhet ndërmarrë pas zgjedhjeve të BE-së.
“Tani që zgjedhjet e BE-së kanë përfunduar dhe së shpejti do të emërohet një ndërmjetës i ri për të rifilluar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, unë besoj se ai ose ajo duhet të fillojë nga e para”, tha ai.
Ben Meir thotë tutje, se sanksionet e Kosovës që janë vendosur një vit më parë nga Bashkimi Evropian duhet të hiqen.
“Së pari, sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe të vendoset një strategji e re negociuese e bazuar në një proces negociues reciprok ndërmjet dy vendeve dhe në ofrimin e stimujve për palën që demonstron gatishmëri të vërtetë për të bashkëpunuar”, përfundon ai për GazetaBlic.
Kujtojmë se, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i Përfaqëusesit të Lartë, Josep Borrell për hejqen e masave ndaj Kosovës, nuk është dorëzuar ende tek vendet anëtare të Këshillit Evropian.
Ai tha se raporti është duke u finalizuar dhe pritet që së shpejti t’i prezantohet shteteve anëtare. BE-ja vendosi masat shtrënguese ndaj Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas përshkallëizmeve në pjesën veriore dhe vendosi një varg kushtesh për t’i hequr ato.
Serwer: Ka kaluar shumë kohë që BE-ja është dashtë t’i largojë masat ndaj Kosovës
Çitaku e bindur: Pas zgjedhjeve, kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza