Euro2024

Anglia në epërsi minimale ndaj Serbisë

06/16/2024 21:48
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë.

Anglezët mbyllën pjesën e parë me avantazh minimal prej 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e epërsisë për anglezët e shënoi, Jude Bellingham në minutën e 13’të të takimit.

“Tre Luanët” kishin edhe raste të tjera shënimi, por nuk arritën të konkretizonin.

/GazetaBlic Sport/