Lajme

Aksident i frikshëm në aksin Shkodër-Bushat, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

06/15/2024 16:53
nga:Y I

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Bushat.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News/