Euro2024

Bastet e bëjnë favorite absolute Italinë, Shqipëria kërkon të dëshmohet në fushë

06/15/2024 12:40
nga:Mergim Rreci

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Bazuar tek kuotat e basteve, Italia konsiderohet një favorite e madhe ndaj Shqipërisë, me fitoren e Azzurëve që ka vlerën prej 1.33. Një fitore e mundshme e kuqezinjëve ka vlerën prej 9.50, kurse barazimi 5.00.

/GazetaBlic Sport/