Euro2024

Spalletti ka vendosur për formacionin, ja se si pritet të luajë Italia ndaj Shqipërisë

06/15/2024 07:47
nga:Mergim Rreci

Pritjes i erdhi fundi. Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, Shqipëria do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park”, stadiumin mitik të Dortmundit.

Kuqezinjtë do ta fillojnë misionin e tyre në ‘Euro 2024’ pikërisht ndaj kampionit momental të Evropës, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbi 50 mijë shqiptarë pritet të jenë brenda stadiumit në përkrahje të djelmoshave kuq e zi, të cilët kërkojnë të surprizojnë ‘Azzurët’ e Luciano Spallettit.

Ky pritet të jetë formacioni i Kombëtares së Italisë:

(4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca

/GazetaBlic Sport/