Lajme

Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë

10 muaj më parë
nga:Y I

Afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Kelmendi ka thënë se “liderët e UÇK-së në këtë festë të çlirimit janë duke u mbajtur në hapësirat e burgut në Hagë duke e mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe komandantëve të saj, përballë akuzave gënjeshtare dhe shantazheve të mëdha ruso-serbe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Në anën tjetër gjykatat dhe organet e sajë shoviniste dhe gjenocidale serbe kidnapojnë qytetarët e pafajshëm të Republikës së Kosovës nën akuza të njëjta në burgjet e Serbisë. Në anën e tjetër po ashtu të errët, Serbia mbanë në humnerat eshtrat e trupave të fëmijëve, grave, burrave të zhdukur shqiptarë tash e 25 vjet të mbuluara me mbeturina dhe zallina ku vetëm ata dinë të lëndojnë e prekin prindërit, vëllezërit dhe motrat në këso forma. 25 vite pa asnjë gjurmë, të cilët nuk po e shijojnë çlirimin”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.