Euro2024

Sylvinho: Ndeshjet ndaj nesh janë vendimmarrëse për kundërshtarët – do të luftojmë për secilën pikë

06/14/2024 18:20
nga:E K

Sot zyrtrarisht fillojnë emocionet e Kampionatit Evropian, ndërsa Shqipëria ballafaqimin e parë do ta ketë me Shqipërinë me datën 15 qershor.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, transmeton GazetaBlic Sport.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë, foli trajneri i kuqezinjëve, Sylvinho.

“Ata që janë favoritë ndoshta do të kenë vështirësi, ne kemi ardhur këtu për të garuar, ndeshjet ndaj nesh do të jenë vendimmarrëse, Italia nuk mund t’i lejoj vetës shumë gabime. Ne do të dalim do të luftojmë për secilën pikë, do shohim se çka do të ndodhë. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta dhe ne do të provojmë”, tha Sylvinho.

/GazetaBlic Sport.