Euro2024

Mbappe: Erdhi koha, e dua me çdo kusht Euro 2024

06/14/2024 10:35
nga:Mergim Rreci

Kupa e Botës, Nations League dhe tashmë Europiani. I vetmi trofe që Kylian Mbappe nuk ka fituar me Francën e tij.

Sulmuesi i ri i Real Madrid do të udhëheqë “Gjelat” e Deschamps si kapiten në Gjermani, përgjegjësi që e shtyn edhe më shumë drejt suksesit të madh.

“Botërorin dhe Ligën e Kombeve i kam fituar, tani është momenti i Europianit. Është kompeticioni im i parë si kapiten i Francës, e ndiej shumë”, theksoi Mbappe.

79 herë e ka veshur 25-vjeçari fanellën e përfaqësueses franceze. Duke gjetur golin në 47 raste.

Nënkampionët e Botës debutojnë në Gjermani 2024 të hënën e 17 qershorit kundër Austrisë. Holanda dhe Polonia kompletojnë grupin D.