Lajme

Në Ozdrim të Pejës një operatori ilegal i sekuestrohen pesë ekskavatorë dhe katër kamionë

06/13/2024 21:26
nga:G C

Me vendim të Prokurorisë së Pejës janë sekuestruar një sërë pajisjesh në Ozdrim, përfshirë pesë bagerë dhe katër kamionë.

Kështu ka njoftuar Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Ne jemi për të vënë para përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit, në të gjithë vendin tonë, rrjedhimisht, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët degrarojnë mjedisin”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Po ashtu, Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka theksuar se tashmë janë duke vazhduar tutje në luftën kundër krimeve mjedisore, deri në ndalimin e plotë të operatorëve ilegalë.

“Në fshatin Ozdrim të Pejës, gjatë aksionit të rradhës së Task Forcës së Gjelbër, me urdhër të Prokurorisë së Pejës, sekuestruam pesë (5) bagerë, nga të cilët tre prej tyre eskavatorë dhe dy ngarkues me lopatë, si dhe katër (4) kamionë, tek një operatorë ilegal”, ka shkruar tutje ai.