Euro2024

Skocezët pushtuan qendrën e Mynihut para ndeshjes me Gjermaninë

06/13/2024 21:07
nga:Lorik J

“Show” i Euro 2024 filloi zyrtarisht sonte kur afro 3000 tifozë skocezë pushtuan sheshin Marienplatz në qendër të Mynihut 24 orë përpara ndeshjes hapëse.

Skocezët dolën gjithashtu me një lojë kurioze, por të rrezikshme, duke u përpjekur me shaka për të futur topa futbolli në dritaret e hapura të ndërtesave përreth.

Disa tifozë skocezë ishin në lartësinë e detyrës dhe vodhën duartrokitjet e bashkatdhetarëve të tyre.

Pak më vonë shfaqjes iu bashkuan edhe tifozët gjermanë të futbollit dhe atmosfera miqësore në këtë fazë kaloi pa incidente.