Euro2024

Chiesa për përballjen me Shqipërinë: Ata na njohin mirë, e dinë futbollin italian

06/13/2024 19:59
nga:Lorik J

Chiesa ka folur para ndeshjes që Italia do të zhvillojë kundër Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë.

Futbollisti i njohur është i frikësuar faktit se ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në Serinë A dhe që e njohin mjaftueshëm Kombëtaren e “Azurre”.

“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer. Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, tha Chiesa.