Euro2024

Ekskluzive | Babai i Dakut: Mirlindi “shpërthen” në ndeshje t’forta, pres gol e paraqitje t’mira nga ai në Gjermani

06/13/2024 18:08
nga:Lorik J

Ëndrrat e Dakut për të luajtur në Europian u realizua. Sulmuesi do jetë pjesë e Shqipërisë në Gjermani.

Babai i tij, Fehmi Daku është shumë krenar që djali i tij do përfaqësojë gjithë shqiptarët me fanellën kuqezi.

Ai në një prononcim për GazetaBlic thotë se Daku nuk e ka ditur që do ftohet në Europian deri në momentin e publikimit të listës direk në TV

“Deri në momentin e publikimit drejtëpërdrejtë nuk e ka ditë as Mirlindi, normalisht as ne jo. Momentin e publikimit jemi gëzu shumë, kemi pas pak emocione, ndoshta s’i kemi kontrollu edhe bash mirë, por ia ka vlejtë, edhe Mirlindi e ka prit ftesën, por deri kur u bo publike, e morëm lajmin që gjithçka u krye dhe i uruam suksese”

Fehmi Daku se beson shumë se djali i tij do ketë minutat e tij në Europian, teksa do “shpërthejë” në ndeshjet e mëdha.

“Unë besoj që Mirlindi do t’i ketë minutat në ndeshjet e Europianit dhe bash në këto ndeshjet e forta, ai di me shpërthy dhe kam besim shumë që do ta bëjë një paraqitje të mirë në Gjermani, fillimisht lojën e parë me Italinë, e tjerat pastaj të shohim. Nuk na ka premtuar diçka, por besoj që ka me bo gol dhe lojën më të mirë që presim prej tij”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport