Euro2024

Njihet si tifoz i zjarrtë i Shqipërisë, Fisnik Ismaili parashikon rezultatin e ndeshjes ndaj Italisë: “Jam optimist – gabohen nëse na nënvlerësojnë”

06/13/2024 14:18
nga:E K

Nesër zyrtrarisht fillojnë emocionet e Kampionatit Evropian, ndërsa Shqipëria ballafaqimin e parë do ta ketë me Shqipërinë me datën 15 qershor.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia.

Një nga themeluesit e grupit zyrtar të tifozëve të Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi” është edhe ish deputeti, Fisnik Ismaili i cili njihet si tifozi i zjarrtë i Kombëtares së Shqipërisë.

Në një intervistë për “GazetaBlic Sport“, Ismaili u tregua optimist për kampanjën e Shqipërisë në “Euro 2024” duke thënë se ‘kuqezinjtë’ mund të jenë ‘dark horses’ [term i përdorur për kombëtare që shkojnë larg, pavarësisht pritshmërive shumë të vogla] për këtë kompeticion.

“Po shpresoj që na nënvlersojnë – Në çdo kampionat është një ekip që befason, sivjet ‘dark horses’ janë Shqipëria. Me Shqipërinë kanë me thanë që do ta kemi lehtë, aty besoj që mundemi me përfitu”, tha Ismaili për GazetaBlic Sport.

Tutje, ai parashikoi edhe rezultatin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Nuk jam shumë i mirë në parashikime, andaj edhe nuk i afrohem bastoreve – por mendoj se Shqipëria fiton me rezultat 2-1. Jam optimist ‘hardcore”.

VIDEO:

/GazetaBlic Sport.