Euro2024

Pepe, Ronaldo dhe Luka Modric lojtarët më të vjetër në Kampionatin Evropian

06/13/2024 09:35
nga:E K

Qendërmbrojtësi portugez 41-vjeçar, Pepe luan Kampionatin Evropian si lojtari më i vjetër.

Nëse ai luan në një ndeshje në Euro 2024, ai do të thyejë rekordin e lojtarit më të vjetër në historinë e Kampionatit Evropian, aktualisht i mbajtur nga hungarezi Gabor Kiraly (40 vjeç e 86 ditë), transmeton GazetaBlic Sport.

Cristiano Ronaldo është gati dy vjet më i ri se ai dhe Luka Modric është i treti në këtë renditje.

10 lojtarët më të vjetër në Euro 2024:

Pepe – 41 vjet e 3 muaj

Cristiano Ronaldo – 39 vjet e 4 muaj

Luka Modric – 38 vjet e 9 muaj

Jesus Navas – 38 vjet e 6 muaj

Giorgi Loria – 38 vjeç e 4 muaj

Manuel Neuer – 38 vjet e 2 muaj

Olivier Giroud – 37 vjet e 8 muaj

Peter Pekarik – 37 vjet e 7 muaj

Kasper Schmeichel – 37 vjet e 7 muaj

Juraj Kutska – 37 vjet e 3 muaj

Skocia dhe Gjermania me ekipet më të ‘moshuara’ në Kampionatin Evropian, ja ku renditet Shqipëria

/GazetaBlic Sport/