Euro2024

Musiala për ndeshjen e parë ndaj Skocisë: Ne gjithmonë duam t’i krijojmë probleme kundërshtarëve

06/12/2024 21:10
nga:Lorik J

Ylli i Gjermanisë, Jamal Musiala beson se Skocia duhet të shqetësohet përpara ndeshjes hapëse të Euro 2024 mes dy kombëtareve të premten më 14 qershor në orën 21:00 në Mynih.

“Ne luajmë me ritëm të ndryshueshëm, por gjithmonë i krijojmë shumë probleme kundërshtarit. Është e rëndësishme që ne vetë të përqendrohemi të luajmë mirë, atëherë Skocia do të jetë më e shqetësuar për ne sesa ne për ata”, beson futbollisti i Bayern Munichut.

“Pas Botërorit të fundit, unë përparova fizikisht dhe e përmirësova lojën time në përgjithësi. Qëllimi im është të vazhdoj të përmirësohem vit pas viti. Më pëlqen më shumë kur kam sigurinë që të mbështetem nga mbrojtja dhe të lëviz lirshëm. Jam ndjerë shumë mirë në ndeshjet e fundit”, shtoi Musiala për zhvillimin e tij në faqen zyrtare të kombëtares gjermane.

/GazetaBlic Sport