Euro2024

Fratesi rifilloi stërvitjet me Italinë, Barella dhe Fagioli ende jashtë!

06/12/2024 20:52
nga:Lorik J

Davide Fratesi është stërvitur me Italinë sot, por Niccolo Barella dhe Niccolo Fagioli kanë punuar vetëm në palestër, por ata duhet të jenë gati për ndeshjen hapëse të Azzurrit në Gjermani.

Ndeshja e tyre e parë është kundër Shqipërisë dhe do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00.

Barella dhe Fagioli punuan veçmas nga grupi në palestër pasi vazhdojnë të trajtojnë problemet e vogla muskulore dhe nuk duan t’i përkeqësojnë ato pa nevojë aq afër ndeshjes hapëse.

/GazetaBlic Sport