Euro2024

Van Dijk për ndeshjen me Francën: “Nuk mendojmë për Mbappen, duhet të mbrohemi si ekip”

06/12/2024 16:58
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për UEFA-n, mbrojtësi i Liverpool-it dhe Holandës, Virgil van Dijk foli për ndeshjen kundër Francës më 21 qershor në një ndeshje vendimtare për raundin tjetër.

“Franca është gjithmonë e vështirë për t’u mposhtur. Është e qartë se ata kanë cilësitë individuale për t’ju ndëshkuar edhe nëse ju bëni vetëm një gabim. Ne e dimë gjithashtu se nëse jemi 100% dhe mbrohemi dhe sulmojmë mirë si ekip, mund ta mposhtim Francën”, tha Van Dijk.

Kylian Mbappe do jetë kërcënimi numër një për ‘Oranje’.

“Nuk ka rëndësi kundër kujt luani, ne jemi të përgatitur. Ne e dimë se çfarë të presim: si luan kundërshtari, çfarë mund të bëjë, çfarë nuk mund të bëjë mirë, por kjo vlen për të gjitha skuadrat dhe jo vetëm për Francën apo Mbappen”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport