Euro2024

Tifozi i flaktë i kombëtares bën tatuazh Armando Brojën: E dua si futbollist, kur e pa ai u befasua për të mirë!

06/12/2024 18:21
nga:Mergim Rreci

Armando Broja është padyshim një nga futbollistët më të mirë shqiptarë.

Dashuria që kanë tifozët për të është unike. Gëzim Bajrami, tifozi i madh i kombëtares shqiptare është një nga ata që ka në zemër Brojën.

Por, Bajrami ka vendosur që Brojën ta përjetësojë në trupin e tij, pasi ka bërë tatuazh emrin e futbollistit shqiptar në krah.

Gëzim Bajrami tregon se si i lindi ideja që ta bëntë këtë tatuzh mjaft interesant.

“Për Brojën në fillim kur ishte tek Chelsea, si një lojtar shumë entuziast e kam pa, por me të më ka lidhë diçka pak ma shumë, se si tifoz një lojtar e ki si më të veçantë, e admiron më shumë. Brojën e kam pa si lojtar të ri dhe kam shpresu gjithmonë në kualitetin e tij, edhe me golat në Chelsea dhe paraqitjet me kombëtaren, duke e pa dashurinë dhe afërsinë e tij, erdha tek vendimi për ta bërë tatuazh”, tha fillimisht Gëzim Bajrami për ‘GazetaBlic Sport’.

“Në Angli e shprehshin si Broxha, gazetarët, analistët e eskpertët. Një ditë prej ditëve vendosa me shku me bo pikërisht “Broxha”, ashtu siç e kanë cek ata. Kur e kanë pa këtu janë çuditë – t’u e ditë që është Broja, por që mua pak më interesant më erdhi ta bëjë ashtu siç e kanë thënë”, vazhdoi ai.

Ai thotë se futbollisti, Armando Broja ia pa tatuazhin, teksa mbeti i befasuar nga ky veprim i tifozit

“Kanë qenë dy tri momente që gjatë orgaznimit dhe nxehjes së lojtarëve, ne gjithë jemi poshtë dhe jemi afër fushës, kanë qenë dy tri momente kur ja kam tregu dhe reagimi i tij ka qenë kështu “WOW”, poashtu kur e pa që shkruan “Broxha”, i erdhi shumë mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport