Lajme

25-vjetori i Çlirimit-​ Begaj pritet nga Osmani me nderime shtetërore

06/12/2024 09:35
nga:Y I

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur me nderime shtetërore në Prishtinë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani doli për ta pritur Begajn para Presidencës, ku edhe u intonuan himnet shtetërore nga trupat e FSK-së.

Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalim.