Kapiteni i kombëtares polake, Robert Lewandowski, me siguri do të mungojë në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, që nis pas pak ditësh.
Lewandowski ka lënduar muskulin e bicepsit dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Holandës, ndërsa mbetet i dyshimtë për dy ndeshjet e tjera kundër Francës dhe Austrisë.
Kampi i polakëve njoftoi se do të “bëjë gjithçka që është e mundur” që sulmuesi të jetë pjesë e skuadrës gjatë Kampionatit Europian.
Robert Lewandowski ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes kontrulluese me Turqinë, të fituar nga Polonia me 2:1.
/GazetaBlic Sport