Lajme

Mbahet samiti “The Western Balkans 2024”, marrin pjesë Kurti, Hovenier, Szunyog, Renzi e Robertson

06/11/2024 07:35
nga:G B

Në Prishtinë sot mbahet samiti “The Western Balkans 2024”.

Në këtë samit pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit.

Gjithashtu, pjesëmarrës do të jene edhe ministra tjerë të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmen të ndryshëm.