Lajme

Deputeti i PDK-së: Vizita e Tony Blair bëri që 25-vjetori i çlirimit të Kosovës të merr domethënie të veçantë

06/10/2024 20:40
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se vizita e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili luajti një rol kyç në ndërhyrjen ndërkombëtare gjatë konfliktit në Kosovë, bëri që ky përvjetor i çlirimit të Kosovës të merr një domethënie të veçantë.

Berisha në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Blair theksoi rëndësinë e ndërhyrjes për të ndalur tragjedinë humanitare dhe për të mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës për liri dhe demokraci

“Në vigjilie të 12 qershorit, kur Kosova shënon 25 vjetorin e çlirimit, pra një datë që përkujton fundin e një periudhe të errët të historisë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe demokracisë, vizita e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili luajti një rol kyç në ndërhyrjen ndërkombëtare gjatë konfliktit në Kosovë, bëri që ky përvjetor të merr një domethënie të veçantë. Çlirimi i Kosovës nuk do të ishte i mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe mbështetjen e fortë të aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Berisha.

“Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes për të ndalur tragjedinë humanitare dhe për të mbështetur aspiratat e popullit të Kosovës për liri dhe demokraci”, shtoi ai.

“Blair theksoi gjithashtu përparimin që Kosova ka bërë gjatë 25 viteve të fundit, duke u kthyer nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci të gjallë dhe dinamike. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të reformave demokratike, të ndërtimit të institucioneve të forta dhe të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Kosovën, të cilën siç theksoi ai, e garantojnë brezat e ri që po rritën të lirë dhe në Kosovën e lirë dhe demokratike”, përfundon Berisha për GazetaBlic.

“Rama takoi ata me të cilët ka nevojë t’i rregullojë raportet” – Vjen reagimi i parë nga LDK-ja drejt Qeverisë së Kosovës