Euro2024

Alvaro Morata: Shqipëria ka cilësi

06/10/2024 15:02
nga:E K

Emocionet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë çdo ditë e më afër.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, transmeton GazetaBlic Sport.

Alvaro Morata u deklarua para ndeshjeve të grupit B aty ku Spanja do të përballet me “kuqezinjtë”.

“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Europiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë.

Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani.

Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Europianin e kaluar. Dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti.

Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Nations League.

Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, theksoi sulmuesi i Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport.