Lajme

Blair nga Kuvendi: Ne i dhamë fund një makthi, tash le të punojmë për të ardhmen e popullit të Kosovës

06/10/2024 11:24
nga:G B

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu është drejtuar deputetëve dhe popullit nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Nga aty Blair bërë thirrje që të punohet për të ardhmen e popullit të Kosovës, siç kanë bërë ata që sot i kujtojmë.

“Në këtë ditë, si 25 vjet më parë, u arrit marrëveshja për tërheqjen e forcave të invazionit. Kosova ishte e lirë. Njerëzit e saj ishin të lirë, të jetonin sërish, të shpresonin sërish dhe të besonin sërish. Sot dhe përgjithmonë, kujtojmë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi. Kujtojmë kurajon tuaj, sakrificën dhe shprehim nderin tonë më të lartë për ta dhe familjet e tyre. Për mua si kryeministër i asaj kohe, kujtoj tensionin e negociatave politike, përpjekjen diplomatike për vendimin në kohë lufte”, ka thënë Blair.

“Atëkohë, takova refugjatët afër Shkupit dhe pashë fytyrat e tyre përballë fytyrës time, që kërkonin ndihmë. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në veçanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Klinton. Vendosmëria juaj simbolizon dëshirën tuaj për një të ardhme më të mirë. Është për pavarësinë e fuqishme dhe shtetin e pavarur sovran dhe përpjekjen e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, ka shtuar Blair.