Lajme

Edi Rama në Kosovë, takohet me Osmanin por jo me Kurtin

06/10/2024 08:23
nga:G B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Ai do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Por, Rama nuk do të takohet me kryeministrin Kurti.

Në agjendën e kryeministrit për sot nuk parashihet një takim me homologun e tij nga Shqipëria.

Ramës po ashtu do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Nuk dihet arsyeja se pse Kurti nuk do ta presë në takim Edi Ramën./Gazeta Blic/

 

Rama sot viziton Kosovën

Presidentja Osmani sot në mëngjes pret në takim Edi Ramën dhe Tony Blair