Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Konferenca në fjalë në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.
“Gati për nesër. Konferenca ndërkombëtare: “Rugova dhe Perëndimi”. Nga 11:00, në Klan Arena”, ka thënë Abdixhiku.
Aty do të marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema dhe Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetë, të cilët janë pjesë e panelit të parë.
Kurse, pjesë e panelit të dytë janë gazetarët Adriatik Kelmendi, Blendi Feziu, dhe Eugen Saraçini, po ashtu edhe kryetar i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë, Alush Gashi.
Presidentja Osmani në përvjetorin e Bondsteelit: Miqësia e Kosovës me ShBA është e përjetshme


