Euro2024

“U rrëzua nga biçikleta” – Mesfushori i Çekisë lëndohet dhe humbet Kampionatin Evropian

06/09/2024 14:05
nga:E K

Mesfushori i Republikës Çeke, Michal Sadilek do të mungojë në Kampionatin Evropian pasi u rrëzua nga biçikleta dhe lëndoi këmbën.

25-vjeçari, i cili luan për klubin holandez Twente, ishte kapiten i skuadrës së Ivan Hasek në fitoren e tyre 7-1 ndaj Maltës të premten dhe luajti plot 90 minuta, transmeton GazetaBlic Sport.

Ish-mesfushori i PSV Eindhoven ka 24 paraqitje për Çekinë.

Në një deklaratë të dielën, Federata Çeke e Futbollit konfirmoi se Sadilek do të humbiste turneun pasi “pësoi një çarje të këmbës” pas rënies së biçikletës.

“Kjo është një goditje e madhe për ne, sepse Michal është një nga lojtarët tanë me përvojë. Jo pa arsye ai mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen me Maltën”, tha trajneri i kombëtares Hasek.