Showtime

Edona James pranon letër dhe lule nga i dashuri: Takimi ynë i parë ishte si në përralla

06/09/2024 13:30
nga:G B

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Edona James ka qenë sot e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka folur edhe për lidhjen e saj të dashurisë.

Ajo tregoi se i dashuri i saj është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është rritur në Zvicër.

“Ai më kupton mua, i pëlqej kështu siç jam, e drejtë, e sinqertë, e vlerëson shumë këtë tek unë”, është shprehur Edona.

I dashuri i bëri një befasi asaj live në emision, duke i sjellur një buqetë me lule dhe duke i dedikuar disa fjalë përmes një letre.

“Takimi ynë i parë ishte tamam si në përralla”, thuhej ndër të tjera në letrën e të dashurit për Edonën.

Për të parë momentin e plotë, klikoni videon e mëposhtme: