Shqipëria U19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U19, në stadiumin “Egnatia Arena”. Dardanët triumfuan me rezultatin 5-2.
Ndeshja nisi mirë për Kosovën që realizoi golin e parë që në minutën e 10′ me Eliot Selishtën. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në 12′, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Selishta (27′).
Shqipëria, pas disa rasteve të mira gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e pjesës së parë, në kohën shtesë me Flavio Sulejmanin. Pjesa e parë u mbyll 1-3.
Në fraksionin e dytë kuqezinjtë shënuan golin e dytë në minutën e 77′ me Frederik Toskun. Megjithatë Kosova U19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit. Nga Elvaris Suplja dhe Medin Gashi.