Sporti

Juventusi negocion me sulmuesin anglez, Manchester United vendos çmimin

06/08/2024 09:36
nga:E K

Pasi rilindi te Getafe, Mason Greenwood është shndërruar në objektiv merkatoje për shumë klube të mëdha europiane, teksa së fundi Juventusi po këmbëngul për të transferuar në Torino sulmuesin e talentuar anglez.

Thiago Motta e preferon shumë, teksa Giuntoli ka takuar edhe agjentët e tij, duke marrë një miratim paraprak për transferimin në Torino.

Megjithatë tashëm bardhezinjtë do të duhet të negociojnë me Manchester United, një mision ku aspak i lehtë, duke qenë se Greenwood kërkohet edhe nga klube të tjera.

“Djajtë e kuq” kanë vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për kartonin e anglezit, megjithatë pretendimet e tyre mund të ulen me kalimin e javëve, duke qenë se Greenwood ka kontratë deri në verën e 2025-ës dhe nuk duan ta humbin me parametra zero.