Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e parë për merkaton verore.
Blutë e Londrës kanë përforcuar fazën mbrojtëse duke transferuar tashmë ish lojtarin e Fulham, Tosin Adarabioyo, shkruan GazetaBlic Sport.
26-vjeçari te Chelsea është transferuar me parametra zero pasi kontrata i skadoi në fund të këtij sezoni me ekipin tjetër nga Londra, Fulham.
“Unë jam këtu në Chelsea për të fituar, dua të fitoj”. “Para se të konfirmoja lëvizjen, i thirra Sterling dhe Cole Pammer dhe ata nuk kishin asgjë tjetër veçse gjëra pozitive për të thënë për klubin dhe projektin”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/