Sporti

Pep Guardiola tifoz i Bostonit, ishte i pranishëm në finalen e parë të play-offit

06/07/2024 09:34
nga:E K

Skuadra e Boston Celtics ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në NBA ndaj Dallas Mavericksit me rezultatin 107-89.

Në tribuna ishte edhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola së bashku me gruan e tij Cristina Serra.

Guardiola është duke qëndruar në Boston që disa ditë, madje edhe dje ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Celtics para ndeshjes së parë finale të play-offit.

Edhe pse basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Donçiq me 30 pikë, dhjetë kërcime dhe një asist – skuadra e tij u mposht në fund.

Për Celtics-in më i miri në fushë ishte amerikani, Brown me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet më 10 qershor.