Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai ndër të tjera komentoi edhe takimin e fundit të Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, me kryeministrin, Albin Kurti.
Kastrati tregon nëse vetë personalisht ka qenë pro një takimi të tillë.
“Nuk mund të flas në emër të Kryesisë sepse nuk jam pjesë e saj. E kam dëgjuar Sekretaren e partisë, Vlora Çitaku, që ka thënë nëpër media se e ka përkrahur unanimisht Kryesia dhe natyrisht që vendime të tilla do të respektohen. Unë e di që dëshirat janë një gjë tjetër dhe situatat faktike diçka tjetër, po të ishte për dëshira gjithsesi me dorëheqje me shku në zgjedhje. Por dëshirën tonë nuk e plotëson dot Kurti ndërsa ne kemi aty diku 42 deputetë dhe në politikë nuk operohet me dëshira por me fakte. Kështu që një nga mundësitë dhe e vetmja ka qenë shpërndarja e Kuvendit. Kështu që një nga mundësitë ka qenë shpërndarja e Kuvendit, kjo u provua por dështoi, dhe tani mbetet të shihet si do shkojmë tutje” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”.
“Jo vetëm elektorati jonë por unë po flas seriozisht për të gjithë qytetarët pa dallim partish, nëse të gjithë themi se ka korrupsion , izolim ndërkombëtar, i kemi marrdhëniet me SHBA-të në pikën më të ulët, jemi në sanksione nga BE-ja tani e një vit, ka emigrim masiv, çmime të larta dhe mirqenia e qytetarëve është nën zero atëherë nuk ka për të patur asnjë efekt negativ tek asnjë pjesë e asnjë elektorati të opozitës sepse kërkohet zgjedhje sa më parë që me ia shkurtu jetën dhe mandatin një keqqeverisjes sikur kjo. Nuk janë pak 8 muaj, nëse vazhdohet me këto trendet e izolimit, nëse vazhdohet me këto nivele mafioze të korrupsionit, me këtë degradim që po i bëhet mirqenies së qytetarëve, 8 muaj nuk janë pak për t’i shkurtuar kështu që këtu nuk shoh ndonjë impakt negativ, përkundrazi” deklaroi Kastrati në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


