Së bashku me Joshua Zirkzee, Milani po interesohet gjithashtu për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja dhe Artem Dovbyk të Girona FC, pretendon Sky Sport Italia.
Ka raportime të përziera këtë mbrëmje se cila është situata saktësisht me sulmuesin e Bolonjës Zirkzee, i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, kështu që negociatat me klubin janë të panevojshme, transmeton GazetaBlic Sport.
Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, sugjeron që kuqezinjtë po interesohen edhe për dy sulmues të tjerë.
Ata janë Armando Broja, i cili sërish nuk ka vend te Chelsea dhe kërkon largimin, dhe sulmuesi i Girona, Dovbyk.
Nuk është hera e parë që Milani është lidhur me Broja, i cili ishte i huazuar te Fulham dhe potencialisht mund të huazohet sërish me një opsion për blerje.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar do të luajë në ‘Euro 2024’ me Kombëtaren e Shqipërisë.
/GazetaBlic Sport/