Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar sot se nuk është kompetencë e BE-së që të propozojë draft për Asociacionin, duke shtuar se BE po tenton me zor t’ia marrë këtë kompetencë Kosovës.
Kurse, në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ai do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft statutin e Asociacionit, ndërsa Miroslav Lajçak mund ta dërgojë në draftin e tij në Komisionin e Venecias.
Lidhur me këtë, analisti Blerim Burjani, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se BE kishte deklaruar se Asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës ndërsa që kishte sjellë një draft të tij.
“Konstatim i mangësive dhe jo kooperimit në mes BE-së e Kosovës, Be kishte deklaruar se asociacioni është çështje e brendshme e Kosovës e në anën tjetër kishte sjellë një draft, kjo dëshmon ide të ndryshme për një çështje”, thotë ai.
Sipas Burjanit, Kurti është përgjegjës për draftin dhe kjo sjell dallime me BE-në.
“Normale që Kurti është përgjegjës për draftin, do apo nuk do është çështje e brendshme e Kosovës, kjo sjell dallime në mes Kosovës që prosperon anëtarësimin në BE dhe BE kushtëzues ndaj çështje së brendshme ndaj një shteti të pavarur, asnjëherë BE deri më tash nuk ka imponuar vullnet ndaj asnjë shteti anëtar të BE-së”, vlerëson ai për Gazeta Blic.
Analisti mendon se me Kurtin s’do të ketë Asociacion.
“Do të ishte më shumë e drejtë që Kosova të ofrojë një draft por mendimi i im është se s’do të ketë me Kurtin Asociacion”, deklaron Blerim Burjani për Gazeta Blic./Gazeta Blic/