Fit&Sexy

Hipertensioni, vrasës i heshtur – Batalli dhe Shala tregojnë se si të mbrohemi nga ky problem i madh shëndetësor

06/09/2024 19:34
nga:N K

Sëmundjet kardiovaskulare, ku bën pjesë edhe hipertensioni, janë më të përhapurat dhe gjithashtu me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në vendin tonë.

Shtypja e lartë e gjakut, nuk është një sëmundje në vete, por rritë rrezikun e zemrës, dëmtimit të veshkave dhe sulmit në tru. Nëse shtypja e gjakut është lehtësisht e rritur, shumë njerëz mund ta reduktojnë atë me ndryshime në stilin e jetesës, ndërsa tek tjerët mund të kenë nevojë edhe për barna.

Në një intervistë për GazetaBlic kardiologu Arlind Batalli, ka folur rreth hipertensionit dhe moshat që preken më shumë nga një sëmundje e tillë.

“Hipertensioni ëstë një problem madhor në shëndetësi publike me një sëmundshmëri dhe vdekshëmri të lartë. Gati gjysma e botës llogaritet që jetojnë me hipertension, prek pothuajse të gjitha moshat duke filluar nga moshat më të reja deri tek moshat më të vjetra, por me rritjen e moshës rritet edhe rrisku për t’u prekur nga hipertensioni. Çdo simptomë është një alarm për një sëmundje, por hipertensioni pothuajse në të gjitha rastet është asimtatik dhe ne quajmë si një vrasës i heshtur. Prandaj personi mund të jetojë me hipertension dhe nuk do të ketë simptoma, edhe dëmtimet e organeve mund të jenë si pasojë e mos trajtimit me kohë të hipertensionit përshkak se nuk është identikuar me kohë tek pacienti”, deklaroi ai.

Sa kanë informacione kosovarët lidhur me sëmundjen e hipertensionit?

Sëmundja Celiake me faktorë trashëgues tek familjarët | Nutricistja Ilazi tregon shenjat e para të paraqitjes

Fushë Kosova me mungesë të personelit mjekësor, nënkryetari i Komunës: Shqetësuese ikja jashtë shtetit

Kur pritet që barnat ta kenë çmimin e njëjtë në të gjitha barnatoret e Kosovës?

Sëmundjet e zemrës fenomen shqetësues edhe tek të rinjtë në Kosovë, kardiokirurgu Shala tregon shkaqet

“Si çdo sëmundje pothuajse edhe hipertensioni mund të jetë trashëguese dhe mandej të paraqitet edhe si rezultatë i faktorëve tjerë të cilët ndikojnë në paraqitjen e këtij çrregullimi. Fatkeqësisht kosovarët nuk kanë informacione të mjaftueshme për hipertensionin, diagnozën dhe trajtimin e këtij problemi, prandaj edhe jo çdo herë pacientët lajmërohen me kohë për diagnozën e këtij problemi madhor të shëndetësisë”, potencoi kardiologu Batalli për GazetaBlic.

Si quhet lloji i sëmundjes së hipertensionit tek të rinjët?

“Moshat e reja kryesisht preken nga hipertensioni sekondarë, ku një sëmundje paraprake është përgjegjëse për të, qoftë për çrregullim të nivelit të veshkave apo ç’rregullim endokrenë, apo ç’rregull tjetër i cili është i lindur. Shumë është e rëndësishme matja në shtëpi e hipertensionit, rezultatet nga matja në shtëpi janë treguar të rëndësishme për ndjekjen e pacientëve me hipertension dhe për të treguar se terapia medikamentoze po tregon rezultatë për me arritë vlerat e cakut apo të synuara”, përfundoi kardiologu Arlind Batalli.

Edhe kardiokirugu Kushtrim Shala ka folur për problemet e hipertensionit.

Sa kanë simptoma të hipertensionit moshat e reja?

“Presioni i lartë i gjakut, i njohur në termin mjekësor si hypertension arterial, ndodhë kur forca që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut është vazhdimisht e lartë. Gjatë matjes së presionit të gjakut jepen dy vlera: e para është presioni kur zemra rreh (sistolik) dhe i dyti është presioni kur zemra relaksohet (diastolik). Shumica e personave e sidomos ata ne moshë të re nuk kanë simptoma të sëmundjes; Diagnoza e hipertensionit është e mundur vetëm duke matur presionin e gjakut”, tha Shala.

Ndikimi i medikamenteve mjekësore | Gjinekologia Kumnova dhe Demolli tregojnë efektet anësore të këtyre produkteve në ciklin menstrual

Kardiokirugu tregon simptomat kryesore të hipertensionit arterial të zemrës.

Dhimbje koke, Rrahje të shpeshtatë zemrës, Pengesë në frymëmarrje, dobësia, lodhje, gjakderdhje nga hunda, zhurmë në vesh, vështirësi në ecje dhe ngjitje të shkallëve, urinim i shpeshtë, zgjimi gjatë natës dhe urinimi, dhimbje gjoksi”, tregoi Shala.

Cilat gjini preken më së shumti me hipertension arterial të zemrës?

“Prevalenca e hipertensionit rritet me moshën. Më detajisht nga studimet në nivel global prezenca e hipertensionit arterial është hasur në afro 25% të moshave 18 – 39 vjeç, rreth 55% midis atyre të moshës 40-59 vjeç dhe 75% midis atyre të moshës 60 vjeç e lart. Poashtu hipertensioni arterial prekë më shumë meshkujt sesa femrat”, theksoi kardiokirurgu.

Ndërsa tutje, Shala ka theksuar se kosovarët janë të informuar lodhur me rreziket e hipertensionit arterialë të zemrës.

“Mendoj që kosovarët janë të vetëdijshëm sa i përket rreziqeve që mund të sjell hipertensioni arterial mirëpo jo edhe aq sa i përket prevenimit apo shmangjes së faktorëve të rrezikut apo shkaktarëve të tij, ka çdoherë hapësirë për përmirësim në aspekt të ndërgjegjësimit. Në nivel nacional mund të lansohen kampanja edukative, rreth kësaj teme duke dhënë informacione rreth modifikimieve në stilin e jetës, në mënyrë e të ushyerit dhe rëndësinë e aktivitetit fizik qoftë në komunitet apo përmes mediave apo rrjeteve sociale”,tha tutje Shala.

Por, a duhet të kenë kujdes në ushqim personat e prekur me sëmundjen e hiper tensioni?

“Patjetër që mënyra e të ushqyerit është shume me rëndësi në kontrollin dhe prevenimin e hipertensionit arterial.Hulumimet klinike tregojnë se modifikimi i mënyrës së të ushqyerit mund të ketë po aq efekt, në uljen e shtypjes së gjakut, dhe terapia me medikamente. Ekziston lidhshmëri mes konsumimit të kripës e shtypjes së lartë të gjakut, pra konsumimi i tepërt i saj mund të kontribuoj në hipertension rezistent. Andaj rekomandohet kufizimi i konsumit të kripës në një dozë ditore prej 5-6 gramë duke kufizuar konsumin e produkteve me përmbajtje të lartë të kripës. Pacientët hipertenzivë duhet të këshillohen që të hanë perime, produkte qumështi me sasi të ulët yndyrash, fibra dietale, drithëra dhe proteina. Hipertensioni lidhet ngushtë me peshën e tepërt trupore dhe humbja e saj çon edhe në uljen e hipertensionit. Personat me mbipeshë duhet të kenë kujdes, sepse përmbajtja e lartë e karbohidrateve mund të çoj në shtimin e peshës. Poashtu të kufizohet konsumi i alkoolit dhe të ndërpritet duhanpirja. Studimet epidemiologjike sugjerojnë se aktiviteti i vazhdueshëm fizik,përveç humbjes në peshë, mund të jetë i dobishëm edhe për parandalimin dhe trajtimin e hipertensionit, e edhe për të zvogëluar rrezikun dhe vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare”, përfundoi kardiokirurgu Kushtrim Shala për GazetaBlic.

/GazetaBlic/