Kampionët skocezë Celtic, po synojnë portierin e Liverpoolit, Caomin Kelleher, si zëvendësues të Joe Hart, i cili u tërhoq në fund të sezonit, ka raportuar Sky Sports.
Gardiani 25-vjeçar është pjesë e Liverpool-it që nga viti 2015, kur iu bashkua akademisë së klubit dhe që nga ajo kohë ka regjistruar 47 ndeshje, në të cilat ka mbajtur 15 porta të paprekura, transmeton GazetaBlic Sport.
Celtic është i gatshëm të paguajë 15 milionë funte për reprezentuesin e Republikës së Irlandës, ndërsa Liverpool heziton ta shesë atë për më pak se 20 milionë funte pasi Kelleher është numri 2 perfekt për Merseysiders.
Sezonin e kaluar, portieri 25-vjeçar luajti 26 ndeshje për Liverpool-in në të gjitha garat, dhjetë prej tyre në Premier League.
/GazetaBlic Sport.