Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka njoftuar fillimin e një epoke të re në klub pas largimit të Kylian Mbappe.
“Kjo është një epokë e re. Gjithë respekti im për Messin, Neymar, Kylian. Ne e dimë se çfarë bënë ata për klubin,” tha Al Khelaifi, duke iu referuar klubit që ndryshon strategjinë e tij të transferimeve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Për ne ishte e rëndësishme t’i kishim në skuadër. I uroj gjithë të mirat në sfidat e reja, por për ne ylli tani do të jetë skuadra”, tha presidenti i parisienëve.
“Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, duke humbur një fitore në vetëm dy ndeshje për trofeun e madh (Champions League). Ishte një sezon i mrekullueshëm. Morëm më shumë nga sa prisnim. Bëmë shumë ndryshime”, shtoi Al Khelaifi.
/GazetaBlic Sport.