Eder Militao, Rodrygo dhe Vinicius Junior, nga Real Madrid, iu bashkuan kampit të Brazilit të mërkurën dhe grupi për Copa America më në fund është kompletuar.
Pasi luajtën dhe fituan finalen e Champions League të shtunën, lojtarëve iu dhanë disa ditë pushim dhe humbën disa stërvitje, transmeton GazetaBlic Sport.
Vinicius Junior u prezantua në mitingun në Orlando, Florida, me një pamje të re, gërsheta në flokë.
Me skuadrën e kompletuar, Dorival Junior ka më shumë opsione për ndeshjen miqësore të së shtunës së ardhshme kundër Meksikës.
/GazetaBlic Sport.


