Lajme

Përplasen trenat në Çeki, 4 të vdekur dhe 23 të tjerë të lënduar

06/06/2024 09:31
nga:Y I

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 23 të tjerë të lënduar, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Republikën Çeke.

Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan tha se treni i pasagjerëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.

Ai shtoi se asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën, shkruan Skynews.

Ministri i Transportit Martin Kupka u shpreh se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej ndërsa autoritetet hetonin përplasjen.

“Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”, tha Kupka.

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në bordin e trenit me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice në Sllovakinë lindore.

Kryeministri çek Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.